minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar/ “Ruaje gjithmonë shpinën, do të vij për kokën tënde”

0
Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar/ “Ruaje gjithmonë shpinën, do të vij për kokën tënde”

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me jetë.

 

Një një postim në rrjetet sociale, Kamberi ka publikuar mesazhin që ka mbërritur në drejtim të tij.

 

Advertisement

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, shkruhet në mesazhin kërcënues të dërguar nga personi Danijell Millkoviç.

 

Shaip Kamberi shkruan se Serbia prej kohësh po mundohet të ndërtojë një realitet virtual ku të krijohet perceptimi se rrezikohet jeta e serbëve në Kosovë, por e vërteta është se ajo që është e rrezikuar është liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi.

 

Advertisement

Postimi i plotë:

Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.

 

Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Advertisement

 

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla.

 

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time.

Advertisement

 

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesengerit, nga personi Danijell Millkoviç.

 

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.

Advertisement

 

Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat pro-qeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb.

 

Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve.

Advertisement

 

Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve abstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.

 

Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit