Ministrat e Bashkimit Evropian, diskutuan këtë të martë në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, për paketën e zgjerimit të bllokut evropian.

Sipas konkluzioneve të miratuara, sa i takon Kosovës do të kërkohet më shumë punë në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por pjesa më e madhe e përmbajtjes i kushtohet situatës së sigurisë në veri dhe raporteve me Serbinë.

BE pritet të kërkojë nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Ashtu sic presidenti Aleksandër Vuçiç e ka thënë disa herë, marëveshja e Ohrit pritet të futet në negociatat e Serbisë për anëtarësim në bllok. E njëtja gjë do të ndodhë edhe me Kosovën për hapat e saj drejt integrimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Këshilli pret që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët.”

Sa u përket masave, të cilat BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës në konkluzione bëget e ditur se ato mund të hiqen në rast se ka përparim ndaj kërkesave të unionit.

 “Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që të heqë masat, në rast të progresit të mëtejmë në përmbushjen e kërkesave ekzistuese.”

Këshilli përmes konkluzioneve, përsërit se nuk ka justifikim për dhunën dhe dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një kërkesë tjetër ndaj Kosovës është formimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe./vizionplus.tv