Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut i ka vendosur afat qeverisë deri më 10 maj që ti hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Në të kundërt, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të bllokojë punën e Kuvendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI

DEPUTET, VMRO-DPMNE

 

“LSDM-ja ka kohë që deri më 10 maj të arrijmë një marrëveshje për një takim liderësh ku do të caktojmë datën për zgjedhje të parakohshme. Kjo bllokadë aktive, do të zgjasë në vazhdimësi deri në ndryshimin e qeverisë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më herët, lideri i opozitës Hristijan Mickoski, ka deklaruar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike, sociale e politike.

 

Zgjedhjet e parakohshme kërkohen edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, pasi sipas tyre shumica parlamentare nuk ka asnjë lloj legjitimiteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të këtij viti duke zëvendësuar atë paraprake të ish kryeministrit Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhjet lokale më 31 tetor të vitit 2021.