Kërkohet largimi i ministrit në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposavic, pas deklaratës e tij për gjenocidin në Srebrenicë.

 

Në një konferencë për shtyp, kryeministri malazez theksoi se ai ka dorëzuar propozimin e tij në parlamement teksa e cilësoi qëndrimin e ministrit si të papranueshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Leposavic tha në parlament se ai do të ishte i gatshëm të pranonte gjenocidin në Srebrenicë vetëm kur një gjë e tillë të vërtetohet.

 

Me këtë deklaratë, ai ka kundërshtuar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";