Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mënyra e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit, është që palët të zgjidhin çështjet e tyre “përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

 

“Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe që çështjet të zgjidhen në mënyrë paqësore, pasi dhuna nuk ka vend në rajon. KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë mandatin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, u tha në njoftimin e këtij misioni të NATO-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura.

 

Më 10 dhjetor, serbët lokalë ngritën barrikada në veri në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

 

Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Pantiq “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarë e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

 

Teksa Policia e Kosovës ka rritur prezencën në veri, Serbia ka paralajmëruar se më 15 dhjetor do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë që të vendosë deri në 1.000 trupa policore dhe ushtarake në Kosovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Serbi ka argumentuar se ka të drejtë të vendosë trupa në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

Por, ekspertët kushtetues dhe të sigurisë, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se bazuar në Rezolutën 1244 dhe në dokumente të tjera, Serbia nuk mund të dërgojë trupa në Kosovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paralajmërimet për dërgimin e trupave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka parë si “kërcënim me agresion” nga Beogradi, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani ka thënë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë./rel