Kina furnizon me armë Serbinë/ Kurti: Armatosja, frikë se Beogradi do mbetet vetëm

Kina ka dërguar armë dhe municione në Serbi. Sipas mediave ndërkombetare, operacioni i transportit, i cili u cilësua si sekret, ka vijuar gjatë fundjavës ku avionet ushtarakë u ulën në Beograd, ndërsa dorëzuan atje pjesë të sistemit raketor kundërajror të Kinës, FK-3.

 

Edhe pse nga Serbia nuk ka asnjë reagim zyrtar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, pranoi se Pekini ditët e fundit ka dërguar “furnizime të rregullta ushtarake” në Serbi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“ZHAO LIJIAN

ZEDHENES I MINISTRISE SE JASHTME TE KINES

Është një projekt në kuadër të planit tonë vjetor të bashkëpunimit. Shpresojmë që mediat të mos e interpretojnë shumë. Ky projek nuk ka lidhje me situatën aktuale”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar armatosjen e vazhdueshme të Serbisë si një shenjë frike se do të mbetet e vetmuar.

 

ALBIN KURTI

KYEMINISTER I KOSOVES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por është shprehje e frikës së saj se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç është mësuar. Kosova është e brengosur dhe e vëmendshme për armatosjen e vazhdueshme të Serbisë, por nuk ka frikë.”

 

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se armatosja e mëtejshme e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë luftës në Ukrainë, mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";