Mediat greke raportojnë për një rast të ngjashëm me historinë e 20-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në sy të foshnjës 11-muajshe.

 

Bëhet fjalë për një 26-vjeçare, e cila kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj në Folegandros të Greqisë, u gjet e pajetë në det me shenja dhune.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falë dëshmitarëve, policia arriti të arrestonte edhe të dashurin e saj, autorin e dyshuar të vrasjes. Ai u gjet në një zonë shkëmbore të ishullit, pranë vendit ku ndodhej makina e tyre.

 

30-vjeçari ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh. Konflikti mes dy të rinjve nisi në makinë. Kur vajza doli nga mjeti, ai e ka shtyrë, duke bërë që 26-vjeçarja të binte nga shkëmbi. Sipas autorit, ai ishte hedhur në det për ta ndihmuar, por kur e shikoi që ishte pa ndjenja, e kapi paniku dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat greke raportojnë se ai ishte në gjendje shoku dhe se donte të vetëvritej.