Në mënyrën më tragjike ka përfunduar rasti i zhdukjes së dy vjeçares Danka Iliq, i cili tronditi Serbinë.

Danka e vogël u zhduk më 26 mars teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi sot se vajza e vogël kishte vdekur.

Vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vajzën 2-vjeçare me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një zonë të përdorur si një vend grumbullimi mbetjesh. Autorët janë arrestuar dhe kanë pranuar fajësinë, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë.

Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Serbi, për herë të parë funksionoi sistemi i menjëhershëm i raportimit për zhdukjen e një të mituri (Amber Alert) dhe pati një reagim të madh nga bota ndaj përpjekjeve të autoriteteve për gjetjen e dy vjeçares Danka Ilic. /vizionplus.tv