Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë në aeroportin e Athinës, 6 të arrestuar! Shumica shqiptarë

Rreth 100 kilogramë kokainë, të fshehura në një ngarkesë me trëndafila me origjinë nga Kolumbia, janë sekuestruar nga autoritetet greke në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë.

Operacioni u zhvillua të mërkurën, pas informacioneve të siguruara nga zyra e agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, në Athinë.

Në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej gjashtë persona, shumica prej tyre me shtetësi shqiptare.

Katër prej arrestimeve u kryen në aeroport, ku të dyshuarit pritej të merrnin ngarkesën me drogë. Ndërkohë, dy persona të tjerë u arrestuan në zonën e Maratonës, ku dyshohet se do të magazinohej kokaina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin që qëndron pas transportit të drogës, si dhe për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të 100 kilogramëve kokainë./vizionplus.tv