Kosova shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.

Masat e reja hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen më 18 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

Qytetarëve do të duhet të lëvizin vetëm nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Përjashtohen rastet e emergjencave shëndetësore.

Baret dhe restorantet do të punojnë vetëm përmes shërbimeve “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sakaq, marketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të lejohen ta zhvillojnë aktivitetin e tyre. Mirëpo, ushqimorët janë të detyruara të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve që lejohen të futen brenda në të njëjtën kohë.