I dërguari special i shteteve të bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Methju Palmer ka deklaruar ne Beograd, se është e mundur që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje gjatë këtij viti.

 

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se Kosova nuk është e gatshme që të negociojë për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe territoreve. Por sipas tij, dy vendet kanë çështje te tjera në të cilat mund të angazhohen, siç është ajo e personave të zhdukur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Palmer po ashtu tha se palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë Asociacionin.

 

Një ditë më parë, Palmer, së bashku me përfaqësuesin special të be-së për dialogun, Miroslav Lajçak, u takuan me presidentin Alexandër Vucic, kryeministren Ana Bërnabic si dhe me ministrin e punëve të jashtme. Në fokus mbeten përgatitjet për rinisjen e dialogut të nivelit të lartë, në Bruksel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";