Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish të premten të arrijnë një marrëveshje për përdorimin e targave të makinave, gjatë bisedimeve të mbajtura në Bruksel.

 

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se rezultatet janë të përziera. “Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por kemi bërë përparim në fusha tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, shkroi ai në rrjetin Twitter pas takimit të sotëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i tetorit të vitit të kaluar palët zbatojnë një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës targave të makinave u vendosën fletë ngjitëse aty ku shihen simbolet shtetërore të të dyja palëve. Marrëveshja e përkohshme u arrit më 30 shtator pas disa ditësh trazirash në veriun e Kosovës ku grupe serbësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për përdorimin e targave.

 

Nga përparimet në bisedimet e sotme të delegacioneve që u udhëhoqën nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, varej nëse do të ketë një takim të nivelit më të lartë politik ndërmjet palëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 4 maj në Berlin kancelari gjerman, Olaf Scholz, shfryëtzoi takimet e ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të organzuar një darkë joformale me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Takimi që ishte i pari që nga korriku i vitit të kaluar, nuk solli asnjë përparim.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit se qëndrimet e presidentit serb mbeten të vjetra dhe nuk mundësojnë përparim drejt një marrëveshjeje. Ai ritheksoi qëndirmin për një marrëveshje me Serbinë e cila është ligjërisht e detyrueshme që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se diskutimet ishin shumë të vështira dhe se sipas tij problemi për Beogradin është se disa refuzojnë të flasin fare për Asociacionin e komunave serbe.

 

Diplomatët perëndimor ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përpjekje janë shtuar posaçërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe diplomatët besojnë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte rruga më e mirë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit./VOA