Qeveria e Kosovës beson se ka kapacitete për pritjen e 5.000 refugjatëve eventualë nga Ukraina, thonë nga ekzekutivi i vendit.

Siç thuhet, Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur rezolutën e Kuvendit të Kosovës, të miratuar më 3 mars, “e cila dënon ashpër agresionin dhe invazionin e paligjshëm dhe të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke u rreshtuar kështu me shtetet demokratike”.

Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës së miratuar, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5.000 refugjatëve, si dhe të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit, ndërkaq presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë dënuar sulmin dhe janë zotuar se do ta mbajnë përgjegjëse Rusinë, së cilës tashmë i kanë vendosur sanksione të ashpra./Rel