Edhe Kosova gjendet në mesin e shteteve të rajonit që do të përfitojnë vaksina kundër koronavirusit nga mekanizmi i financimit, Covax. Këtë të diel, në Prishtinë mbërrijnë rreth 33 mijë dozat e para nga kompania anglo-suedeze Astrazeneca. Ndërkohë situata epidemiologjike në vend, ku nuk është administruar asnjë dozë vaksine deri më tani, ka arritur pikun. Zyrtarët shëndetësorë shprehen se në klinikën infektive nuk ka shtretër të lirë.

 

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, “COVAX “ ka mbërritur edhe në Shkup duke dorëzuar rreth 24 mijë doza nga kompania AstraZeneca. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë vaksinuar 6.940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Vendi deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina Sputnik V dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza të vaksinës AstraZeneca për vaksinimin e gazetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në Serbi, rreth 8.000 punonjës të sektorit të biznesit, nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po vaksinohen gjatë kësaj fundjave. Oda Ekonomike e Serbisë, në bashkëpunim me qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës AstraZeneca, për këtë qëllim.