Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 16 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus.

 

Rastet e reja dolën pas testimit të 1.895 mostrave. Në 24 orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Sipas këtij njoftimi raste aktive me koronavirus janë 314.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani në Kosovë, 775.162 persona kanë marrë dy doza të vaksinës. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

 

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";