minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Kosova të pranojë planin e BE”/ Chollet telefonon Kurtin, Osmani sulmon Serbinë: Faktor destabiliteti

0
“Kosova të pranojë planin e BE”/ Chollet telefonon Kurtin, Osmani sulmon Serbinë: Faktor destabiliteti

Këshilltari i Departamentit Amerikan te Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke i kërkuar që të pranojë propozimin europian për marrëveshjen me Serbinë.

 

“Fola me Albin Kurtin per te diskutuar propozimin e Be-se per normalizmin e mardhenieve me Serbine dhe per ti kerkuar Kosoves që ta pranojë atë. Një teme kryesore ishte partneriteti ynë dhe dhe synimi i perbashket per avancimin europian dhe euroatlantik të Kosovës.

 

Advertisement

Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Beogradi po rrezikon sigurinë e Ballkanit Perëndimor duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin Vagner.

 

“Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Dhe Serbia kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Ëagner, blejnë armë ruse dhe dërgojnë paramilitarë në veri të Kosovës për të ngritur barrikada e për të krijuar tensione”

 

Advertisement

Osmani foli edhe për motivet qe shtyjnë Serbinë të rrisë tensionet në veri të Kosovës, pikërisht në këto kohë.

 

“Po rritet ndikimi rus në Serbi: Beogradi ka dhënë dritën e gjelbër për hapjen e të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, të cilat sipas SHBA-së, nuk janë gjë tjetër veçse qendra spiunazhi dhe e kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një strehë për ata që janë nën sanksione evropiane. Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat në veri të Kosovës të paguara, të mbështetura, të nxitura dhe armatosura nga Vuçiçi, kriminelë serbë që prej kohësh janë në listë të zezë të SHBA-së e Britanisë së Madhe.

 

Advertisement

Prej kohësh ndërkombëtarët po përpiqen që  të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, por deri me tani përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit