Nga kjo e hënë, në Kosovë fillon procesi i ngritjes së institucioneve të reja ndërsa mblidhet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, me 58 vende të fituara nga Lëvizja Vetëvendosje. Tashmë qeveria e re nuk lë hapësirë për debat më shumë se sa zgjedhja e presidentit. Partitë më të mëdha opozitare e kanë shprehur qartë se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku megjithatë nuk përjashton mundësinë e bisedimeve me kryetaren e shtetit në detyrë.

Ndërkohë Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi shprehet se Partia Demokratike e Kosovës do të përfshihet në zgjedhjen e presidentit vetëm nëse ofrohet një kandidat konsensual i gjithë spektrit politik.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e presidentit mund të shkojë deri në tri raunde. Në dy raundet e para duhet të jenë në sallë të parlamentit të paktën 80 deputetë nga 120 sa janë gjithsej, ndërkaq në raundin e tretë, kreu i shtetit zgjidhet me 61 vota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";