Kosovari kapet në aeroportin amerikan me rreth 40 kilogramë suxhuk

Një qen i njësisë K9 nuhati rreth 40 kilogramë suxhuk në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty, i futur në mënyrë të paligjshëm.

Qeni ishte duke mbikqyruar valixhet që vinin nga Kosova, kur alarmoi për një valixhe të dyshimtë.

Kur stafi kontrolloi bagazhet, ata gjetën afërsisht 40 kg “suxhuk derri”, që u ndaluan të hyjnë në SH.B.A. nga Kosova.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë”, shkroi në një deklaratë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasagjeri, me sa duket nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportit të suxhukt, ndërsa mësohet se ai iu kishte thënë zyrtarëve që ishte “suxhuk shtëpie”.