Në prag të Vitit të Ri, situata në Veri të Kosovës duket e qetë. Largimi i barrikadave të enjten po e kthen në normalitet qarkullimin në katër komunat veriore.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pikën kufitare të Merdares, më e madhja që lidh Kosovën me Serbinë gjithçka është në funksion të plotë. Por ende mbeten me probleme dy pikat e tjera në Veri: ajo e Jarinjës dhe e Bërnjakut. Sipas mediave në Kosovës, ende nuk ka një reagim nga autoritetet për bllokimin e tyre ose një afat se kur do të rinisë puna normale.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut u mbyllën më 10 dhjetor, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç. Ai u prangos si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Veri.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas lirimit nga burgu të policit, serbët pranuan të bëjnë një hap pas duke liruar gradualisht qarkullimin. Ulja e tensioneve në zonë u përshëndet nga faktori ndërkombëtar i cili përsëriti thirrjet për rinisjen e bisedimeve mes palëve.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";