Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka publikuar letrën që i ka dërguar përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bislimi ka përsëritur thirrjen që masat e BE-së ndaj Kosoveës të hiqen pasi  sipas tij kanë shtyrë  Serbinë drejt akteve kriminale.

“Këto masa e nxitën qartë Serbinë drejt radikalizimit pasi rrëmbeu tre policë brenda territorit të Kosovës menjëherë më pas. Disa muaj më vonë, Serbia sponsorizoi aktin e agresionit dhe sulmit terrorist në Banjskë me synimin e qartë për një destabilizim më të gjerë.”

Në letër, Bislimi ka renditur përpjekjet që ka bërë Kosova për përmbushjen e kërkesave të BE-së, ndërsa sipas tij Serbia nuk po bën të njëjtën gjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në ndërkohë, Kosova ka zbatuar të gjitha elementet e përfshira në Marrëveshjet e Bratislavës, të rëna dakord më 10 korrik 2023. Tani kemi arritur në një situatë joracionale ku Kosova po mbron sundimin e ligjit ndërsa është nën masa, ndërsa Serbia vazhdon të ushqejë radikalizmin pa pasoja. Është e vetëkuptueshme se ky veçim i padrejtë i Kosovës dëmton edhe procesin e normalizimit me Serbinë që po përballet me pengesa për të zyrtarizuar dhe zbatuar marrëveshjen ashtu siç është negociuar.”

Zëvëndës kryeministri Bislimi ka përmendur edhe masat e qeverisë për të përmirësuar pjesëmarrjen e serbëve në institucione./vizionplus.tv/