Kosova ndodhet në një situatë të vështirë si pasojë e krizës energjitike. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar rritjen e çmimit ose të subvencioneve për të përballuar koston e lartë të importit. Por ky propozim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita.

Drejtuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar qeverisë  të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në këtë sektor që nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I AAK-SË

“E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Kosovës shprehen të shqetësuar për krizen që po vijon, duke thënë se çmimet janë të papërballueshme.

QYTETARËT

“Këtë vendim të Qeverisë e shohim shumë të gabueshëm dhe nuk është në interes të përgjithshëm për ta shkatërruar popullin e Kosovës sepse nuk kanë të ardhura të sigurta personale ose familjare. Nëse ata munden t’iu gjejnë vende pune, me ju kriju kushte le ta rrisin çmimin. S’munden qytetarët me përballu, nëse donë po ta nënshkruaj tash ose po jap gisht që nuk munden me përballu, a kanë logjik, janë thirr për t’i ndihmuar popullit por s’po u ndihmojnë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shteti përmes institucioneve ekziston për t’i shërbyer qytetarit të vet, e jo qytetari për t’i bërë opinion shtetit përmes institucioneve, qoftë ajo qeveria, kuvendi apo presidenca. Asnjë ngritje e çmimeve, as në rrethana të jashtëzakonshme nuk mund të bëhet pa konsultimin me qytetarin, konsumatorë dhe me familjen konsumatorë, pa marrë parasysh përfshirjen globale, pa marrë parasysh se është shpallë gjendje e jashtëzakonshme, pa marrë parasysh se asnjë rrethanë tjetër.”

Të hënën, deputetet do të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi krizen e enrgjisë elektrike.