Kovaçevski zbulon pse nuk u mbajt konferenca e përbashkët mes liderëve të rajonit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zbuluar arsyen pse nuk u mbajt konferenca e përbashkët e liderëve të rajonit në samitin në Shkup.

Kovaçevski ka thënë se shkak është bërë koha, pasi disa nga liderët duhet të largoheshin, megjithatë takimi u zhvillua në atmosferë shumë pozitive.

“Konferenca për shtyp nuk u mbajt në një format të tillë duke pasur parasysh kohën dhe duke pasur parasysh se disa nga liderët duhej të largoheshin. Prandaj, në të njëjtën kohë u mbajtën konferenca për shtyp secila për mediat që duhet të përcjellin deklaratat e tyre.  Megjithë atë edhe ju vetë mund shihni se takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe konstruktive. Dhe darka joformale e djeshme, sigurisht edhe  takimi i sotëm i cili u transmetua përmes mediave”, tha Kovaçevski.

Liderët e rajonit u mblodhën në Shkup në një samit ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Bashkimi Europian dhe SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fokusi i diskutimeve ishte plani ekonomik i BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilat do të jepen 6 miliardë euro, me kushtin që të përmbushen reformat e kërkuara/vizionplus.tv