Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken propozoi që Kroacia të hyjë në programin e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në një mesazh në Twitter, Blinken vlerëson kroatët për “përparimin e madh në përmbushjen e standardeve rigoroze për vendet pjesëmarrëse në program”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot, unë nominova Kroacinë që t’i bashkohet Programit të Heqjes së Vizave. Ky është hap drejt një regjimi pa viza dhe është  shenjë e përparimit të jashtëzakonshëm të Kroacisë në përmbushjen e standardeve rigoroze për vendet pjesëmarrëse”, shkroi Blinken.

 

Pas njoftimit të Blinkenit, reagoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq: “Ne konfirmojmë partneritetin midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";