
Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai pranoi këtë të premte vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër.
Xhaferi me anë të një video mesazhi tha se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi dhe se do të punojë për arritjen e objektivave.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“S’do mend që me përgjegjësinë më të madhe do t’i përgjigjem detyrës së re dhe shpresoj të realizohen pritshmëritë e qytetarëve për kryerjen e këtij funksioni. Për mua do të thotë respekt i veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për kryeministër dhe s’do mend se besoj se me përgjegjësinë më të madhe do të përgjigjem ndaj përgjegjësisë së re e cila më është besuar”, tha Xhaferi.