Kryeministri maqedonas kritika për BE: Vonesa për negociatat, rrisin ndikimin e palëve të treta në rajon

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po humbin kohë të çmueshme për  shkak të bllokimit te negociatave, unioni është ai që po humbet në të vërtetë.

 

Kështu u shpreh kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se zvarritja e procesit po vë në pikëpyetje besueshmërinë e Bashkimit Europian dhe po i hap rrugë ndikimit të palëve të treta në Ballkan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Për shkak të mos miratimit të kornizës së bisedimeve, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po humbin kohë të çmueshme. Por pyetja më e madhe është se çfarë po humb Bashkimi Evropian në këtë rast. Kredibiliteti i BE-së është vënë në pikëpyetje. Kjo situatë inkurajon dhe rrit interesin e palëve të treta për rajonin. Nëse BE-ja tregon mosprezencë ose dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi që ta plotësojnë këtë boshllëk.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shkupi, sipas Kovaçevskit, mbetet i angazhuar për të gjetur një zgjidhje sa më shpejtë me Sofjen.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Ndërtojmë miqësi. Jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të gjithë. Në këtë frymë Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë të gjitha hapat për zhbllokimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Dialogu me Sofjen mbetet konstruktiv dhe shpresojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, duke komentuar  nismën “Ballkani i Hapur” kryeministri maqedonas tha se është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal .