minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurti: BE të vendosë sanksione ndaj Serbisë, grupet që veprojnë në veri të shpallen organizata terroriste

0
Kurti: BE të vendosë sanksione ndaj Serbisë, grupet që veprojnë në veri të shpallen organizata terroriste

Kuvendi i Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për efektivin e ndjerë Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi terrorist serb ne Banjskë të Zveçanit.

 

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar  nga bashkësia ndërkombëtare   qe të sanksionojë dhe dënojë Serbinë.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar ajo atëherë do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë të dielën janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë.”

 

Advertisement

Ai theksoi po ashtu se  grupet që veprojnë në veri duhet të shpallen organizata terroriste.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Advertisement

“Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate ashtu siç bëri qeveria e Kosovës.”

 

I të njëjtës linjë ishte dhe kryetari PDK Memli Krasniqi, i cili kërkoi edhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar.

 

Advertisement

MEMLI KRASNIQI

KREU I PDK-se

“Prandaj sot para se gjithash është tejet e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që planifikuan, organizuan sulmin mbi shtetin tonë. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar nisjen e një hetimi ndërkombëtar.

 

Advertisement

Ndërkohë kreu i partisë opozitare AAK-së  Ramush Haradinaj ka bërë përgjegjëse qeverinë për mosarritjen e një marrëveshjeje me Serbinë. Ndërsa kryetari i LDK  Ludmir Abdixhiku tha se pas triumfit ndaj këtij sulmi terrorist  është momenti  për  fitore diplomatike të Kosovës në raport me Serbinë.

 

RAMUSH HARADINAJ

KREU I AAK-së

Advertisement

 

“Sikur te pranonte planin e amerikaneve , jo të Borrellit e Lajçakut , të amerikanëve, të sekretarit Blinken  do ta kishim veriun e integruar, nuk do të kishim përballje me terroristët. Do ta kishim partneritetin për paqe të nënshkruar dhe Kosovën në proces për anëtarësimin në NATO. Kurti fajëson Borellin dhe Lajçakun që vetë i ka zgjedh.”

 

LUDMIR ABDIXHIKU

Advertisement

KREU I LDK-se

 

“Por tani sot na duhet mençuri. Atë që vajzat dhe djemtë tanë e fituan ditën e 24 shtatorit në Banjskë duhet të fitojmë në politikë dhe diplomaci. Tani radhën e ka beteja politike dhe këtu ndërtohen kthesat e mëdha, ne e kemi një mundësi të tillë… Ne duhet të bashkërendojmë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

 

Advertisement

Të dielën policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, ku mbeti i vdekur një efektivi Afrim Bunjaku.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit