Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave  për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të vendit fqinj.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, tha Kurti.

Më herët  edhe presidentja Osmani  e ka kundërshtuar vendimin e bllokut  për këtë çështje pasi sipas saj  dëmton karakterin multietnik të Kosovës.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një ditë më parë  kete rregullore që u lejon edhe serbëve të Kosovës që posedojnë  pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, të lëvizin të lirë në zonën Schengen. Por Prishtina zyrtare nuk i njeh  këto dokumente   të cilat funksionojnë  në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";