Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur diskutimet me udhëheqësit europianë në Bruksel. Takim të tilla pritet të zhvillojë edhe president i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Siç është bërë e ditur takimet vijnë në vazhdimësi të përpjekjeve për rikthimin në dialog të Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurti dhe Vuçiç po priten veçmasi nga kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

 

Të pranishëm do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i këshillit evropian, Charles Michel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i BE, Peter Stano, ka thënë se pritet që të dyja palët t’iu rikthehen detyrimeve që dalin nga procesi i dialogut menjëherë dhe pa pengesa.