Kurti mbron draftin e Asociacionit/ “Nuk është Zajednicë, respekton sovranitetin e Kosovës”

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar në kuvend për dialogun me Serbinë dhe draftin e  asociacionit të propozuar  nga Bashkimi Europian. Sipas kreut të qeverisë drafti bën të qartë se bashkëjetesa do të garantohet brenda republikës së Kosovës.

 

E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpretë trashëgiminë mos njohjes që ishte çimentuar në marrëveshjet paraprake. Serbët do të jetojnë në përputhje me asiparata e shtetit dhe pa qëllim dëmtues. Kjo qartazi nuk është Zajednicë, ashtu siç ishte më parë. Sepse atëherë nuk do ta diskutoja. E dyta, në vlerësimin tim politik bëhet e qartë që mekanizimi që do të themelohet do të ketë karakter bashkëpunues. Nuk ndërhynë në kompetenca të askujt. E mbyll hapësirën e Serbisë që t’u projektojë të ardhme jashtë Kosovës. Drafti e bën të qartë që vendi është republika e Kosovës dhe e ardhmja është bashkëjetesa.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurti tha se çdo ndryshim në statutin e asociacionit, do të bëhet pasi Gjykata Kushtetuese të ketë thënë fjalën e saj. Kryeministri përsëriti se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen.

 

“Presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruajë dhe ka kërkuar që çfarëdo akordimi të dërgojë një letër shtesë ku ai shprehet për mospranimin e pavarësisë së Kosovës asnjëherë, për mosinteresimin e Kosovës në OKB dhe mos respektimin e integritet territorial të vendit tonë. Ai jo vetëm që ka ngecur, por ka bërë hapë prapa”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Albin Kurti u shpreh se  nuk mund të jap më shumë informacion, pasi   ndërkombëtarët i kanë kërkuar konfidencialitet në lidhje me propozimin europian.