Kosova kërkon anëtarësimin në NATO. Kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për televizionin publik në Prishtinë deklaroi se situata e luftës në Ukrainë e bën të domosdoshme përfshirjen në Aleancën Veriatlantike.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER, KOSOVE

“Të bëhesh anëtar i NATO-s është më lehtë se sa të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë bëhet e qartë se ne e kemi urgjente të bëhemi sa më shpejtë pjesë e NATO-s. Kur takohen individualisht vendet e NATO-s, është i madh numri i zyrtarëve që ka mirëkuptim për Kosovën.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Duke u ndalur te zgjedhjet presidenciale serbe që do të mbahen me 3 prill, Kurti sqaroi se ka tentuar të arrijë një marrëveshje me Beogradin që të mbahen edhe në veri të vendit, por një gjë e tillë është refuzuar.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER, KOSOVE
“Në rastin e fundit të zgjedhjeve të paralajmëruara të Serbisë për datën 3 prill ne i kemi kërkuar që të ketë një marrëveshje paraprake në bazë të së cilës do të mund të mbaheshin ato zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës. Për t’u bërë ajo marrëveshje, letrën e kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve ne si Qeveri e Kosovës e presim nga Qeveria e Republikës së Serbisë, pra ai i cili është i interesuar për një gjë e bën kërkesën dhe kur ne pranojmë kërkesën dhe jemi dakord bëhet marrëveshja.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç, vendimi i Kosovës për të ndaluar votimet ka për synim destabilizimin e rajonit.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjet e 3 prillit; synimi është që të poshtërohen serbët. Është vendim pragmatik i Kurtit për të ulur numrin e votave për mua dhe listën time. Është shqetësuese që bota ishte e gatshme të mbyllte sytë ndaj mungesës së qasjes konstruktive dhe lëvizjes së Albin Kurtit, që provokon destabilitet dhe problem në rajon.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një ditë më parë, Vuçiç deklaroi se qytetarët me shtetësi serbe që jetojnë në Kosovë do të votojnë në komunat e Serbisë qendrore.