Po mbahet në Shkup takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.

Ai i ka bërë këto deklarata në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti: Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor.

Kryeministri Kurti shtroi se Kosova ditën e sotme do të dorëzojë edhe listën e reformave të diskutuara, ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojë listën e projetve dhe iniciativave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Albin Kurti: Në këtë mbledhje 6 shtete të Ballkanit Perëndimor e takojnë Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë… Republika e Kosovës sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indicative./Vizionplus.tv