minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kuvendi i Malit të Zi voton për rrëzimin e Qeverisë

0
Kuvendi i Malit të Zi voton për rrëzimin e Qeverisë

Kuvendi i Malit të Zi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq – me çka merr fund mandati i kësaj qeverie.

Për shkarkimin votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 11.

Nga 81 deputetë, 54 votuan.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Advertisement

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Qeveria e Krivokapiqit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh më 4 dhjetor të vitit 2020, me votat e Frontit Demokratik pro-serb, të Demokratëve dhe të Lëvizjes Qytetare URA.

Këto parti mposhtën Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet e gushtit të atij viti.

Advertisement

Por, prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiqit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Më herët, Demokratët reaguan ashpër ndaj nismës për rrëzimin e Qeverisë së Krivokapiqit, kryesisht për faktin se nisma do të votohej me votat e opozitës.

Boris Bogdanoviq, nga Demokratët, e cilësoi iniciativën si tradhti:

Advertisement

“Ata që premtojnë një gjë, bëjnë një tjetër dhe përfundojnë me DPS-në, ne nuk kemi mesazh tjetër, përveçse tradhti”.

Parlamenti malazez, gjatë ditës së premte, refuzoi të diskutojë propozimin e kryeministrit Krivokapiq për shkurtimin e mandatit të legjislativit.

Shumica e deputetëve abstenuan gjatë votimit, për të mos e futur atë pikë në rend dite.

Nga 77 deputetë, vetëm 29 votuan për debatin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, kryesisht ata nga Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, kurse abstenuan kryesisht deputetët nga opozita.

Advertisement

Synimi i Krivokapiqit ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast të shkurtimit të mandatit të Kuvendit./Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit