Lajçak paralajmëron takimin e radhës Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh

Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ditën e sotme zhvilloi  një vizitë zyrtare në Beograd.

Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Lajçak ka ndarë detaje nga biseda. Ai shkruan në platformën X se biseda mes tyre është fokusuar në situatën aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiç. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak në platfomën ‘X’.

Pas takimit me Vuçiç, ai është takuar edhe me kryenegociatorin e Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç.

Ai bëri me dije se me  Petkoviçin, patën një diskutim të thellë rreth disa çështjeve të dialogut.

“Ne folëm edhe për perspektivat e një takimi të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miroslav Lajçak, nesër do të vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me krerët shtetëror të vendit./vizionplus.tv