
I dërguari i Be-së për dialogun, Miroslav Lajçak, u takua me përfaqësuesit e partive opozitare në Kosove, këtë të premte. Takimin e parë e ka zhvilluar në selinë e PDK-së, ku u prit nga kryetari, Memli Krasniqi . Pas bisedimeve, Krasniqi ka deklaruar se ka shprehur të gjitha rezervat, përsa i përket marrëveshjes së propozuar për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohje te ndërsjellë,por asociacion në qendër.
MEMLI KRASNIQI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar Lajçakut ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë po edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohjen e ndërsjellë por me Asociacionin në qendër.Sot kemi asociacionin te cilin nuk e kundershtojmë sepse aid he kur te themelohet do te jete ne pajtim me Kushtetuten e Kosoves.
Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit me emisarin e Be-së ka thënë se propozimi evropian është i vlefshëm për Kosovën.
NENKRYETARI I AAK-SE
ARDIAN GJINI
“Kosova është në një moment të rëndësishëm dhe mund të ecë përpara me një marrëveshje që është propozuar. Do të ketë punë edhe në vazhdimësi, por në rrethanat që gjendemi sot, mendojmë se është e vlefshme. AAK mendon se ka të arritura serioze në këtë dokument, e kuptojmë se nuk është njohja de jure e Kosovës në të, por e kuptojmë se marrëveshja përmban elemente që i krijojnë marrëdhënie të reja në rajon, sidomos mes Kosovës dhe Serbisë, krijon rrethana që e nxjerrin Kosovën në situatë krejt të tjera. “Haradinaj është i interesuar në pakon e mbështetjes financiare që është e domosdoshme për Kosovën pas arritjes së marrëveshjes. Ekziston si pikë në marrëveshje dhe detaje të tjera që ne mendojmë se duhet të kemi qartësi. Nuk kemi dilema të mëdha.Shpresojme që të ketë një marrveshje mes 2 vendene me date 18 mars ne Oher te Maqedonise se Veriut.”
Një ditë më parë, Miroslav Lajçak u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, ku u shpreh optimist se zbatimi i propozimit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, mund të finalizohet si një dokument më 18 mars, në takimin që pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.