Lajçak takon Kurtin në Prishtinë/ BE dhe SHBA shtojnë përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes me Serbinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, zhvilloi të mërkurën një tjetër takim me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, në kuadër të intensifikimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

 

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti Amerikan i Shtetit nga ana e tij bëri thirrje për përshpejtimin e punës nga pala kosovare për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.

 

“Ne kërkojmë nga palët që të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet, të cilat tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i departamentit, Ned Price, theksoi gjithashtu rëndësinë e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.