
Pas takimit 3 orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Miroslav Lajçak zbuloi çështjet për të cilat ishte diskutuar. Lajçak tha se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia dhe targat ishin në fokus.
MIROSLAV LAJÇAK
I DËRGUAR I BE PER DIALOGUN
AdvertisementTakimi i sotëm ishte pjesë e komunikimeve të rregullta. Ishin dy çështje. E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me përfshirjen e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe sekretarit Blinken. Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat.
Për çështjen e energjisë Miroslav Lajçak shtoi se për të njëjtat tema do të diskutojë të hënën edhe në Serbi.
MIROSLAV LAJÇAK
I DËRGUAR I BE PER DIALOGUN
Për energji jemi në proces konsultimi, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS e Elekstroserver të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën.Do të jem në Beograd të hënën me të njëjtin synim dhe agxhendë. Duam të gjejme një zgjidhje.
Ndërsa zyra e Kryeministrit me anë të një deklarate bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e Prishtinës për dialog dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.