Me thirrjet “Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona”, “Jetën e japim, Mitrovicën se japim” një grup aktivistësh të shoqërisë civile protestuan serish përpara ambasadës serbe në Tiranë.
Me veshje popullore e flamuj në duar ata kërkuan që qeveria shqiptare të mos e mbështesë Serbinë dhe të kushtëzojë marrëdhëniet me të.
PROTESTUES
1-Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë së Kosovës, por në këtë gjendje nuk mjafton vetëm deklarimi, duhet të mblidhet nga presidenti Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Është koha që qeveria shqiptare ta kushtëzojë marrëdhenien me Serbinë.
2-Jemi në këmbë të gjithë të bashkuar dhe s’do lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Aktivistët dënuan sjelljen e autoriteteve serbe për vendosjen e barrikadave.
PROTESTUES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
1-Është bllokuar qarkullimi rrugor, është ndalur biznesi dhe fëmijët nuk shkojnë më në shkollë. Jeta normale në veriun e Kosovës tashmë prej shumë ditësh është paralizuar.
2-Asosacioni i komunave serbe në Kosovë është një taktikë e re që Serbia përdor për të realizuar qëllimet e saj.
3-Ajo akoma edhe sot nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës së fundit në Kosovës, për të pagjeturit, për përdhunimet dhe dëmet e shkaktuara.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kjo është e disata protestë që organizohet përpara selisë diplomatike të Serbisë në vendin tonë.