minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

LDK-PDK sulmojnë Vjosa Osmanin: Abuzon përmes sjelljeve rebele ndaj KQZ

0
LDK-PDK sulmojnë Vjosa Osmanin: Abuzon përmes sjelljeve rebele ndaj KQZ

Deklarata e presidentes në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, e cila kundërshtoi vendimin  e KQZ-së për të mos certifikuar një sërë kandidatësh për deputetë, shkaktoi reagime të ashpra nga disa parti.

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e quajti të turpshme dhe të papërgjegjshme qëndrimin e Osmanit.

 

Advertisement

“ISA MUSTAFA

KREU I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Presidentja po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saj të reja  partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që Presidentja të kërcënojë institucionet e pavarura. Kjo çfarë paralajmëron Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë.”

 

Advertisement

Edhe Partia Demokratike e Kosovës kritikoi deklaratën e presidentes. Përmes një postimin në rrjetet sociale, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi krahasoi akuzat e Osmanit ndaj KQZ-së  me sjelljen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

 

“AVNI BYTYQI 

ZËDHËNËSI I PDK-së

Advertisement

Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së. E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit.”

 

Ndërkohë, zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, janë në panik dhe për këtë arsye ata  kanë këtë reagim.

 

Advertisement

“ARBËRIE NAGAVCI

Të vetëdijshëm për ndëshkimin që do të marrin nga qytetarët për tradhtinë e tyre, shefi i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidati për Kryeministër, Hoti janë në panik dhe prandaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet si besojnë. Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonëse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë.”

 

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, kundër vendimit të KQZ-së për moscertifkimin e listës për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit