
Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministeri i kosovës Albin Kurt dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë marrë një letër nga liderët europianë.
Presidenti frances Emanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministrja e italisë Xhorxhia Meloni i bëjnë thirrje Ksovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht, pa kushte, obligimet e marra gjatë dialogut, përfshirë edhe Asociacionin.
ZYRA E KRYEMINISTRIT KURTI
“Konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektivës evropiane të vendit”
E njëjta përmbajte besohet t’i jetë dërguar edhe liderit serb ndërsa kabineti i tij ka thënë për mediat që letra do të publikohet ditën e hënë.
Në lidhje me takimin e dy krerëve të shteteve në Bruksel reagoi edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e cila sqaroi se e hëna do të jetë një ditë e vështirë.
Plani franko gjerman eshte konsideruar nga prishtia dhe beogradi si nje pikenisje e mire per marrëveshjen mes dy vendeve.
Por Serbia kembengul qe ne qender te jete asosacioni, ndersa Kosova vendos si kusht te saj, njohjen e ndersjellte.