
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës, që do të mbahen në muajin prill.
Lajmi është bërë i ditur, përmes një deklarate në rrjetet sociale, në përgjigje të komisionit qendror, i cili ka njoftuar afatet ligjore për regjistrimin e partive në këto zgjedhje.
Advertisement
Lista Serbe bën të ditur, se nuk do të marrë pjesë, për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat, që kanë shkaktuar edhe largimin nga institucionet e Kosovës.