Dimitar Kovaçevski është kryetari i ri i partisë LSDM në maqedoninë e veriut.Rreth 60 mijë anëtarë të partisë votuan të dielën për pasardhësin e Zaevit.

Zëvendësministi i financave, Kovaçevski arriti të fitoi në total 37 mijë vota, ndërsa dy kandidatet e tjere Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski morën 3300 dhe 2800 vota përkatësisht. Zëvendësministi i financave në një konferencë për mëediat pas fitores deklaroi se se do të vazhdojë rrugën e paraardhesit për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

 

“Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne, që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim qytetarët duhet ta rikthejnë besimin tek institucionet dhe e ardhmja e vendit dhe për këtë Qeveria duhet t’i përmbushë pritshmerite e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ky razultat ishte i pritshëm pasi Kovaçevski kishte mbështetjen e fuqishme të Zaev. Zgjedhja e kryetarit të ri u be për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale . Ndërkohë, partia tjetër më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE e opozitës po të dielën rizgjodhi kryetarin aktual, Hristijan Mickovski për një mandat të dytë. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post.