Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë një letër nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai e ka uruar për marrjen e detyrës.

Në mesazhin e urimit, Macron ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sipas tij, kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme, dhe një nga kushtet për t’u afruar me Evropën.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Macron.

Po ashtu, Macron e ftoi Kurtin që ta vizitojë në Paris.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";