Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq, janë “absolutisht të papranueshme” dhe përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.

Ambasadori rus u thirr për një bisedë në Ministri, pasi ai kritikoi institucionet malazeze.

“Ambasadorit rus iu bë e qartë se në të ardhmen mesazhe të ngjashme do të trajtohen si veprimtari qëllimisht armiqësore, ndaj së cilës Ministria do të reagojë në mënyrë adekuate, në përputhje me normat ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Arsye për reagimin kanë qenë deklaratat e fundit të Lukashiqit lidhur me vendimin e Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin e NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën (NSATU), si dhe komentet e tij negative për intervistën e presidentit Jakov Millatoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukashik ka akuzuar udhëheqjen malazeze për “demonizimin e Rusisë” dhe se “po forcon statusin e saj si shtet armik ndaj Moskës, duke ndjekur Perëndimin në rritjen e tensioneve me Rusinë”.

Duke komentuar deklaratën e presidentit Millatoviq dhënë për një gazetë franceze, se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është strategjia më e mirë në luftën kundër ndikimit të vendeve të treta, përfshirë Rusinë, Lukashik tha se Mali i Zi është i përfshirë në zbatimin e “luftës hibride të NATO-s” kundër Moskës.

Duke vlerësuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë dinjitetin e institucioneve të tij, Ministria e Punëve të Jashtme i ka transmetuar ambasadorit Lukashik mesazhin se nga Ambasada e Rusisë pritet respekt i plotë i institucioneve dhe zyrtarëve malazezë.

“Në udhëheqjen e politikës së jashtme, Mali i Zi nuk vepron sipas udhëzimeve të ndonjë pale tjetër, por ndjek në mënyrë të qëndrueshme interesat e veta kombëtare dhe strategjike, të përcaktuara nga prioritetet e politikës së jashtme – anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit në BE”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parlamenti malazez miratoi më 12 nëntor vendimin për pjesëmarrje në NSATU, mbi bazën e të cilit deri në dy pjesëtarë të Ushtrisë do të dërgohen në Visbaden, në Gjermani, ku do të zhvillohet trajnimi i ushtarëve ukrainas.

Vendimi iu paraqit Parlamentit për miratim nga anëtarët e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje: presidenti i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë, Jakov Millatoviq, Andrija Mandiq dhe Millojko Spajiq.

Në vendim thuhet se NSATU do të ketë qendra logjistike për mbështetje në vendet e aleancës dhe do të përbëhet nga rreth 700 pjesëtarë nga vendet anëtare të NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.

Nga 81 deputetë, 44 votuan pro vendimit, pesë ishin kundër dhe dy abstenuan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç deputetëve të lëvizjes në pushtet “Evropa Tani” të kryeministrit Spajiq, Demokratëve, partive minoritare dhe një pjese të opozitës, për bashkimin e ushtarëve malazezë në misionin NSATU votuan edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re Serbe (NSD), e cila dikur ishte pjesë e frontit prorus, Fronti Demokratik, që drejtohet nga kryetari aktual i Parlamentit, Mandiq.

Grupi parlamentar i NSD-së ka nëntë deputetë, prej të cilëve katër e mbështetën dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e NATO-s për ndihmë të Ukrainës, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në seancë.

Partnerët e tyre shumëvjeçarë nga Partia Popullore Demokratike, të deputetit Millan Knezheviq, votuan kundër.

Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kundërshtonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ishin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviq më 9 qershor të këtij viti./REL