minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mali i Zi/ Dëshmitë rrëqethëse nga masakra në Cetinjë

0
Mali i Zi/ Dëshmitë rrëqethëse nga masakra në Cetinjë

Dëshimtë që vijnë nga masakra në Cetinjë të Malit të Zi, janë drithëruese.

 

Njëri prej banorëve thotë se është i habitur nga ngjarja, pasi në sjelljen e tij autori nuk shfaqte apo tregonte se mund të ishte i rrezikshëm.

 

Advertisement

“Kohët e fundit, ndoshta edhe në muajt e fundit, nuk ishte më Vuku që njihnim më parë. Mund të themi se ai vazhdimisht kishte ndjenjën se dikush po e përndiqte”,-thotë një prej banorëve në Cetinjë.

 

Në lagjen ku ndodhi masakra dje nuk dëgjohet asgjë. Në një nga shtëpitë ku janë vrarë njerëz, janë mbledhur të afërmit, ndërsa në ballkon shihen persona me të zeza.

 

Advertisement

“Një i vdekur dje ishte shtrirë në portën time. Gruaja ime ishte aty me fëmijët kur filluan të shtënat, në njëfarë mënyre arriti t’i tërhiqte në shtëpi dhe të mbyllej”,-thotë një banor.

 

“Vrau djalin te dera, dhe më pas edhe vëllain e tij më të vogël që tentoi të fshihej. Ai vrau nënën e tyre për herë të tretë. Pastaj thirri burrin e Natashës dhe i tha: Unë vrava familjen time”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit