
Në dy seanca të jashtëzakonshme, parlamenti i Malit të Zi do të vendosë për shkurtimin e mandatit të kuvendit e më pas për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të propozuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.
Nëse kuvendi mbështet shkurtimin e mandatit të deputetëve, presidenti i Malit të Zi, do të duhet të shpallte menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe deri në mbajtjen e tyre, qeveria e Krivokapiç do të mbante pushtetin në mandatin teknik.
Advertisement
Në rast se kuvendi voton mosbesimin ndaj qeverisë, ky do të jetë një fillim i negociatave për formimin e qeverisë së re, e cila mund të ketë në krye edhe shqiptarin Abazoviç.