Në dy seanca të jashtëzakonshme, parlamenti i Malit të Zi do të vendosë për shkurtimin e mandatit të kuvendit e më pas për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të propozuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.

 

Nëse kuvendi mbështet shkurtimin e mandatit të deputetëve, presidenti i Malit të Zi, do të duhet të shpallte menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe deri në mbajtjen e tyre, qeveria e Krivokapiç do të mbante pushtetin në mandatin teknik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rast se kuvendi voton mosbesimin ndaj qeverisë, ky do të jetë një fillim i negociatave për formimin e qeverisë së re, e cila mund të ketë në krye edhe shqiptarin Abazoviç.