minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mali i Zi zgjedh qeveritë lokale mes krizës politike

0
Mali i Zi zgjedh qeveritë lokale mes krizës politike

Mali i Zi zhvilloi sot zgjedhjet lokale në 14 nga 25 bashkitë, duke përfshirë edhe kryeqytetin, ndërsa trazirat politike kanë mbërthyer vendin e vogël të NATO-s, në detin Adriatik.

 

“Në Podgoricë, 20% e votuesve hodhën votat e tyre deri në orën 11 të mëngjesit”, njoftuan autoritetet zgjedhore. Kjo ishte 0.7 pikë përqindjeje më pak se katër vjet më parë.

 

Advertisement

Votimet shihen si një barometër për të kuptuar nëse kampet pro-serbe apo pro-perëndimore janë në rritje.

 

Kryeministri Dritan Abazoviç akuzoi ministrat e tij të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, të cilët të dy i përkasin socialdemokratëve pro-perëndimorë, se kanë punuar kundër interesave të qeverisë së tij, e cila ka marrë gjithnjë e më shumë një qëndrim pro-serb.

 

Advertisement

Të premten, 41 deputetët pro-serbë të parlamentit me 81 vende votuan për shkarkimin e ministrave nga detyrat e tyre.

 

Rezultatet e zgjedhjeve lokale priten të dalin te hënën në mbrëmje. Rezultati mund të ndihmojë që të arrihet një konsensus politik për caktimin e një date për zgjedhjet parlamentare, ndoshta në janar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit