
Ministria e punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut ka shpallur “non grata” pesë diplomatë rusë, duke argumentuar se kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me konventën e vjenës për marrëdhënie diplomatike.
Në vendim nënvizohet se diplomatët e dëbuar, do të duhet të largohen brenda pesë ditëve të ardhshme.
Maqedonia e veriut ka dënuar pushtimin rus, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit të Ukrainës. Ajo i është bashkuar edhe sanksioneve të bashkimit evropian, duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga moska dhe anasjelltas.
Ndërkohë, kryeministrat e vendeve të nato-s në evropën juglindore u takuan sot në Sofje të Bullgarisë, për të diskutuar strategjitë e sigurisë dhe bashkëpunimin rajonal.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";