“Marshi për Drejtësi”, qytetarët në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Për të treguar mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK që janë në burg në Hagë, mijëra qytetarë janë organizuar në një marshim solidarizues këtë të dielë në Kosovë.

 

Me pankartat në duar “Liria ka Emër”, “nuk mund të gjykoni UÇK në emër të popullit sepse UÇK është vetë populli”, qytetarët përcollën mesazhe për drejtësi për ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e marshimit janë bërë edhe të gjithë përfaqësuesit politikë, shoqëria civile, si edhe figura të tjera të njohura e bashkisë fetare. Mbështetjen e tij e tregoi edhe kryeministri Edi Rama, përmes një pasqyrimi të marshimit në “Facebook”.

 

Ish-krerët e UÇK do të dalin nesër në gjyq si të akuzuar për krime lufte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";