
Ministria e Marinës Detare dhe Politikës Ishullore ka dhënë detaje lidhur me mbytjen e anijes me emigrantë nga Libia të martën e kaluar, në ujërat grekë. Reagimi përshkruan itinerarin e anijes, si dhe refuzimin e vazhdueshëm për ndihmë.
Në reagim sqarohet se anija kishte nisur lundrimin e saj që nga momenti i pikasjes së saj gjatë orëve të mëngjesit, mesditës dhe pasditës së 13 qershorit, duke përshkuar gjithsej 24 milje detare.
Gjatë pasdites anijes i është ofruar ndihmë nga një anije cisternë që lundonte aty pranë, por ndihma është refuzuar.
“Gjatë orëve të pasdites të së njëjtës ditë, anijes së peshkimit iu afrua një anije cisternë që lundonte aty pranë për ti ofruar ndihmë, e cila raportoi se anija e peshkimit largohet me të njëjtat mjete sa herë që tenton t’i afrohet.
Advertisement
Anija e peshkimit u ndal dhe nisi furnizimi me artikuj ushqimor.
Pas disa tentativash një tjetër anije është afruar dhe ka furnizuar me artikuj ushqimorë, të cilat janë hedhur në det.
Advertisement
Për më tepër, një anije cisternë e dytë që lundronte aty pranë, mori përsipër t’i afrohej anijes së peshkimit për ta furnizuar me artikuj ushqimor, duke raportuar refuzimin e anijes së peshkimit dhe lëvizjen e saj me të njëjtat mjete në drejtim të perëndimit. Më në fund, anija cisternë e mësipërme nisi procesin e furnizimit me artikuj ushqimor për pasagjerët e anijës së peshkimit. Pas përfundimit të këtij procesi, pasagjerët e anijes së peshkimit nisen të hidhnin furnizimet në det”, thuhet në sqarim.
Por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë për të ndihmuar personat që ndodheshin në anije, por fatkeqësisht pa rezultat.
Anija është mbajtur nën survejim, ndërsa raportohet të ketë kryer rreth 30 milje.
“I gjithë procesi i furnizimit me artikuj ushqimor për pasagjerët e anijes së peshkimit nga dy anijet cisterna zgjati gjithsej më shumë se katër orë e tridhjetë minuta (4:30).
Më pas, gjatë orëve të mbrëmjes të së njëjtës ditë, një mjet i Patrullës Bregdetare të Rojes Bregdetare Greke ka mbërritur në zonë dhe ka pikasur anijen e peshkimit duke lëvizur vetë, me shpejtësi të ulët.
AdvertisementNisi procedurën për t’u afruar, me qëllim verifikimin e gjendjes aktuale të anijes së peshkimit dhe pasagjerëve. Anija e peshkimit është ndalur sërish për disa minuta teksa i është afruar Anija e Patrullës së Rojes Bregdetare Greke dhe më pas ka vazhduar rrugëtimin e saj.
Nga momenti i përfundimit të procesit të furnizimit me artikuj ushqimor e deri në momentin e ndalimit të saj për shkak të një defekti mekanik, anija e peshkimit ka përshkuar një distancë prej rreth 6 milje detare. Në total, anija konkrete e peshkimit që nga momenti i pikasjes deri në fundosjen e saj ka përshkuar gjithsej rreth 30 milje detare”, thuhet në sqarim.
Nga fundosja e anijes rezultojnë të paktën 500 persona të zhdukur, ndërsa nga përditësimi më i fundit raportohet 78 viktima. Shteti grek është “kryqëzuar” për neglizhencë dhe mos dhënie ndihme.